“TI JE PIKËNISJA E KAPITULLIT…”/ Olta Boka na prezanton për herë të parë partnerin e saj dhe poston FOTON e ëmbël – AlpeGossip
“TI JE PIKËNISJA E KAPITULLIT…”/ Olta Boka na prezanton për herë të parë partnerin e saj dhe poston FOTON e ëmbël

“TI JE PIKËNISJA E KAPITULLIT…”/ Olta Boka na prezanton për herë të parë partnerin e saj dhe poston FOTON e ëmbël

Olta Boka konfirmoi dje shtatzëninë nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale. Ajo zbuloi edhe gjininë e bebit, duke bërë me dije se shumë shpejtë do të mbajë një vogëlushe në krahë.

Olta ka realizuar një festë për pritjen e së voglës, ndërsa sot ka ndarë foton më të ëmbël me partnerin. Jo vetëm kaq, pasi nuk ka munguar një dedikim romantik me fjalët më të përzgjedhura nga Olta, për Ivi Rrokaj. “Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës time! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe sëbashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur…

Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund”, ka shkruar Olta poshtë fotos, ku çifti duken më të dashuruar se kurrë. Këngëtarja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe shumë shpejtë, ajo dhe Ivi do të shijojnë ditët e para të prindërimit.