Prezantuesja e njohur e kritikoi/ Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu (VIDEO) – AlpeGossip
Prezantuesja e njohur e kritikoi/ Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu (VIDEO)

Prezantuesja e njohur e kritikoi/ Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu (VIDEO)

Pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale një status i prezantueses së njohur Eva Idrizllari. Prezantuesja kritikonte Alketa Vejsiun për mënyrën e shpejtë të të folurit dhe shkruante se e tmerroi ky stil prezantimi.
“U bera kurioze per te pare programin “Dance With Me”, por e nderrova menjehere kanalin pasi me tmerroi stili i prezantimit te Alketes. Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtesi marramendese, aq sa te trullos trurin kur te degjon?! Une kam simpati per Alketen si nje figure televizive, por menyra e saj e te folurit me kaq ritem te ngutshem eshte vertet stresuese. Prezantimi i nje spektakli kerkon vertet dinamizem dhe entuziasem, por kjo nuk do te thote qe prezantuesja t’i nxjerre me super shpejtesi fjalet, por t’u jape frymemarrjen e duhur. Je shume radiofonike, ndersa po drejton nje format televiziv. Nje keshille dashamirese, nga pervoja”, shkruante Idrizllari.

Alketa fillimisht nuk reagoi, por ditën e sotme, një postim i saj po aludohet se i drejtohet Evës. Moderatorja e “Dance with me” ka postuar një video nga provat e spektaklit dhe përshkrimi që ka lënë ka tërhequr shumë vëmendjen pasi me të Alketa tregon se nuk mund të veprojë ngadalë.
“Lëvizjet e mia. Nuk mund të jem një person i ngadaltë”, shkruan Alketa.