SOT SI PARA 3 VITEVE/ Çfarë tregon poza e pandryshuar e Getoarit dhe Marinës - AlpeGossip
SOT SI PARA 3 VITEVE/ Çfarë tregon poza e pandryshuar e Getoarit dhe Marinës

SOT SI PARA 3 VITEVE/ Çfarë tregon poza e pandryshuar e Getoarit dhe Marinës

Sot, Getoar Selimi postoi në Instagram një foto me Marinën. Të dy me syze, të dy me pamjen “ma i madhi n’ven”, por ajo që na bëri përshtypje ishte ngjashmëria e pozës së sotme me një prej fotove më të famshme të çiftit.

Kjo foto në të cilën Getoari mban dorën poshtë fytit të Marinës, është një prej të parave që ka publikuar çifti, atëherë kur lidhja e tyre s’kishte shumë që ishte konfirmuar.

Nisur nga rrethanat pra, pas rreth një viti në përpjekie për t’u fshehur nga media, edhe duke u bazuar tek ajo çfarë thonë ekspertët e gjuhës së trupit të “Psychology Today”, fakti që Getoari imiton shtrëngimin e mjekrës së Marinës me dorë, është një mënyrë e pavetëdijshme për të treguar se ajo është e tija.

Sot, tre vite më vonë, ata jo vetëm kanë dalë shumë herë publikisht por janë prej dy vitesh tashmë të martuar.

Në foton e publikuar pak më parë, dora e tij duket më e relaksuar ndërsa Marina e mban kokën e ulur, “prehet” në pëllëmbën e tij. Kjo tregon se marrëdhënia e tyre ka arritur një mirëkuptim të mëtejshëm.

S’ka shumë që Marina dhe Getoari janë kthyer nga disa ditë pushimi në Venezia, ku iu bashkuan Luanës dhe partnerit të saj Krenarit.