Ata janë disa nga supermodelet më të kërkuara dhe më të paguara.
Dhe Hailey Baldwin, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski dhe Kaia Gerber e vërtetuan këtë ndërsa pushtuan pasarelën e Versace në New York, mbrëmjen e së dielës.
Yjet e pasarelës sfiluan duke prezantuar koleksionin e shtëpisë së madhe të modës.
Vajzat dukeshin të mrekullueshme ndërsa siguruan vëmendjen e të gjithëve.
Gjithashtu shkëlqyen supermodelet Irina Shayk dhe Stella Maxwell.