INTERVISTA ME DONALDIN/ Arbana Osmani flet për fëmijërinë dhe karrierën: Kam pasur paragjykime… – AlpeGossip
INTERVISTA ME DONALDIN/ Arbana Osmani flet për fëmijërinë dhe karrierën: Kam pasur paragjykime…

INTERVISTA ME DONALDIN/ Arbana Osmani flet për fëmijërinë dhe karrierën: Kam pasur paragjykime…

Për Donald Veshajn, dëshira e tij ishte të intervistonte Arbanën dhe “Vëllai i Madh” ja realizoi.
Donaldi fillimisht e pyeti për fëmijërinë dhe Arbana tha se një pjesë të mirë e ka kaluar me gjyshërit në Bulqizë dhe Maqellarë.

“Fshati ka lënë tek unë kujtime që nuk shlyen.Absolutisht është kujtimi më i bukur, kontakti me natyrën, hipja nëpër pemë, kafshët”,-tha ajo.
Donaldi e pyeti për karrierën e saj dhe Arbana u bë nostalgjike:

“Kam filluar punë në 1998 në Top Albania Radio. Kam fituar audicion me 300 veta. Kam qenë prezantuesja atipike, që jo të gjitha rrobat i rrinin bukur, që nuk ishte koketë. Kam pasur dhe paragjykime kryesisht nga vajza e gra edhe kur fillova “Big Brother”, pasi ndoshta se meritoja atë vend. Të gjithë paragjykohen në fillim”,- tha Arbana.
Përsa i përket sekretit të lumturisë Arbana tha se marrëdhëniet e shëndosha me njerëzit janë sekreti i saj. Ajo tregoi se mundohet të jetë e drejtë dhe t’i shohë në sy njerëzit, pavarësisht të gjithave.
Donaldi sigurisht e pyeti dhe për Eduardin dhe ajo tha se pëlqen çdo gjë nga ai, pavarësisht se e kritikon si të gjithë pasi është e rrëmujshme.
E nga ajo dhe Edi, Arbana mendon se në “Big Brother” ajo do ishte më e lezetshme, por Edi do e fitonte.