Balsam buzësh/ Ja si mund ta bëjmë dhe vetë në shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
Balsam buzësh/ Ja si mund ta bëjmë dhe vetë në shtëpi (FOTO)

Balsam buzësh/ Ja si mund ta bëjmë dhe vetë në shtëpi (FOTO)

Si të bëni një balsam buzësh homemade.
Buzët janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj tharjes, shumë më tepër sesa pjesët e tjera të trupit tonë, pasi ato janë gjithmonë të ekspozuara ndaj elementëve atmosferik dhe kanë vetëm një shtresë të hollë lëkure për t’i mbrojtur ato. Për këtë na duhet një balsam buzësh homemade, i bërë vetë në shtëpi.
Duke kërkuar për një mënyrë për të rifreskuar buzët tuaja gjatë motit të ashpër që jemi duke u përballur të gjithë, ne ju sugjerojmë që ju ta bëni vet zbutësin e buzëve tuaja në kushte shtëpie. Do të keni nje rezultat shumë të shpejtë , pa qënë nevoja të duroni të çarat aq të dhimbshme të buzëve .

Përbërësit që kemi zgjedhur janë:
Dyll blete, vaj kokosit, mjaltë, vaj esencial (nëse dëshironi )
Dylli bletës mund të veprojë si një hidratues (moisturizer), si dhe të mbrojë buzët nga elementet atmosferikë, por roli më i rëndësishëm që luan është se ajo është se bën lidhjen me përbërësit e tjera dhe i jep ngurtësinë zbutësit dhe e ndihmon në aplikim.

Vaji i kokosit: Acidet e tij yndyrore mbajnë lagështi dhe mund të ndihmojnë në përforcimin e shtresës së yndyrnave të lipideve, të cilat ndikojnë në hidratimin.

Mjalti: Përmbajtja e glukozës në mjaltë , ka efekt riparues për lëkurën.

Vaj esencial (opsional): Mua zakonisht nuk më pëlqen të bëj një përzierjë më aromat kur është fjala për zbutësin homemade, por nëse doni, mund të shtoni disa pika të parfumit tuaj të preferuar.

Kjo recetë është aq e lehtë për t’u bërë dhe buzët tuaja do jenë gjithnjë te buta.

Për të realizuar një balsam buzësh do t’ju duhet :

-1 lugë gjelle dyllë blete

-1 lugë gjelle vaj kokosi

– Një lugë me mjaltë

– Disa pika Vaj esenciale (opsionale)

Udhëzimet :

Në një tenxhere shkrihet dylli i bletëve. Shtojmë vajin e kokosit dhe mjaltin ne momentin kur gjysma e dylli të bletës nuk është më solide. Pasi është shkrirë e gjitha i përzjejmë së bashku. Hidheni në enë ose në një tub dhe e lini të ftohet. Aplikoni sipas nevojës, por jo më tepër.