“MUNDOHET TA FSHEHË”/ Shfaqet e fortë në publik, por Cardi B ndihet e lënduar nga ndarja me Offset – AlpeGossip
“MUNDOHET TA FSHEHË”/ Shfaqet e fortë në publik, por Cardi B ndihet e lënduar nga ndarja me Offset

“MUNDOHET TA FSHEHË”/ Shfaqet e fortë në publik, por Cardi B ndihet e lënduar nga ndarja me Offset

Pavarësisht se mundohet të shfaqet e fortë, duket se Cardi B nuk ka arritur ende të kalojë periudhën e vështirë pas ndarjes. Ajo ka dhënë shumë shenja se gjithçka ka mbaruar me Offset, por reperja ndihet shumë e lënduar. “Cardi është krejtësisht e lënduar për shkak të ndarjes dhe thashethemeve për tradhti të Offset.

Megjithatë ajo po mundohet të bëjë gjithçka që të shfaqet shumë e fortë në publik, për t’i treguar ish-partnerit se ajo është shumë mirë edhe pa të”, – ka thënë një burim i afërt i reperes për ‘Hollywood Life’.

I njëjti burim ka thënë se Cardi B ka bërë çdo gjë për të shpëtuar martesën, por nuk ka funksionuar asgjë. Tashmë ajo ka vendosur të fokusohet tërësisht tek vajza e saj, Kulture dhe gjithë energjinë t’ja dedikojë asaj.