ADISI BËHET XHELOZ? Fifi zbulon si ka ndryshuar marrëdhënia pas lindjes së djalit – AlpeGossip
ADISI BËHET XHELOZ? Fifi zbulon si ka ndryshuar marrëdhënia pas lindjes së djalit

ADISI BËHET XHELOZ? Fifi zbulon si ka ndryshuar marrëdhënia pas lindjes së djalit

Fifi, këngëtarja e dashur për publikun, e ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi disa sekrete në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin, Adis Patushi.

Ata kanë një fëmijë së bashku, Theon i cili ende nuk ka mbushur 1 vjeç. Me emrin e vërtetë Filloreta Raçi, këngëtarja zbuloi se marrëdhënia mes çiftit është edhe më e mirë tani që kanë një fëmijë.

Teksa vëllezërit Veshaj e pyetën se a e ka marrë më shumë vëmendjen djali i tyre Fifi u përgjigj që jo. Ajo tregoi gjithashtu se Adisi e ndihmon shumë dhe se nuk është xheloz.

“Marrëdhënia është shumë më e mirë se përpara. Më ka bërë mirë edhe kjo periudha që nuk kam pas koncerte, pasi periudhën që kam pasur për t’ia kushtuar koncerteve ia kam kushtuar Adisit”, tha Fifi.

A të ndihmon?

“Po më ndihmon, Adisi i ndërron edhe pelenat, merr edhe çunin e mban. Unë kam edhe dado, po psh që kur kemi filluar provat në “Dancing with the Stars”, e kam pas një katër orash që kam qenë e shkëputur prej shtëpisë, dhe këto periudhë çuni ka qenë në shtëpi me Adisin dhe dadon. Sigurisht që Adisi e ka mbajtur dhe për këtë jam shumë e lumtur, sinqerisht”, shprehet këngëtarja.

A bëhet Adisi xheloz?

“Jo nuk është xheloz, nuk e bëj veten me qenë xheloz. Me Adisin jemi shumë të drejtpërdrejtë, ça do që bëjmë, ku do që jemi i themi njëri tjetrit. Nuk është që lejmë vend për të dyshuar, në momentin që ti ke besim te partneri s’ka vend për xhelozi. Pak e kemi të dy, se s’ka lezet mos të ketë pak xhelozi brenda”, tregon Fifi.

A do ta bëni një fëmijë tjetër?

Do pres edhe pak, pastaj të shohim. Theo e ka një vëlla, dashtë Zoti i bëj një motër, edhe jemi në rregull”, tha ajo.