U LARGUAN NGA “BIG BROTHER VIP”/ Paloma ka një mesazh për Donaldin. Sheila-Monikës: Të kam parë me sytë e nënës, por… – AlpeGossip
U LARGUAN NGA “BIG BROTHER VIP”/ Paloma ka një mesazh për Donaldin. Sheila-Monikës: Të kam parë me sytë e nënës, por…

U LARGUAN NGA “BIG BROTHER VIP”/ Paloma ka një mesazh për Donaldin. Sheila-Monikës: Të kam parë me sytë e nënës, por…

Konkurrentet e eliminuara javën që shkoi, Sheila dhe Paloma, të cilat sot janë si të ftuara në puntatën e sotme, kanë patur mundësinë që të komunikojnë me banorët.

Paloma pavarësisht se u largua nga shtëpia pa e takuar Semin dhe Donaldin, sot i ka adresuar një mesazh këtij të fundit. Ajo ka kërkuar që ai të mos përfshihet shumë emocionalisht dhe të bëjë gabimin që bëri edhe ajo vetë.

“Monika duhet të largohesh nga fjalët, nga përditshmëria e shqetësimeve brenda në shtëpi dhe shijoje. Donald mos u përfshi shumë emocionalisht, krijoni një atmosferë të gëzuar, mos bëj gabimin tim”, u shpreh Paloma.

E pyetur se çfarë do kishte bërë nëse do ishte edhe një herë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Paloma tha se nuk do të fliste aq shumë me Monikën. Deklaratë kjo sigurisht e shoqëruar e te qeshura.

Nëse do isha në shtëpi nuk do flisja aq shumë me Monikën. Të dua shumë”, tha Paloma.

Edhe Sheila ka folur me banorët, mes tyre Monikës i tha se u ndje e zhgënjyer pasi doli nga shtëpia, me reagimet e saj në dhomën e rrëfimit për të.

Sheila tha se e ka parë me sytë e nënës, ndërsa Monika u shpreh se ajo mund t’i ketë keqkuptuar.

“Më keni munguar të gjithë edhe pse jam e lumtur edhe po e shijoj lirinë time. Mon të them të drejtën më ka lënduar pak pjesa jote kur kam parë disa nga videot që janë shfaqur se në bisedat e fundit që kemi bërë të kam thënë se të kam parë me sytë e nënë dhe ti më ke thënë se më sheh si vajzën tënde dhe në ditët e fundit kam ardhur tek ti me zemër dhe kur kam parë disa reagime që nuk më kanë pëlqyer kam pësuar paksa zhgënjim. E di që është lojë, kam shumë dashamirësi për ty, Besoj te ai njeriu i bukur, bëhu ai njeriu i bukur”,tha Sheila.