“Kush ka vdekur”/ Stresi shqetëson fansat me postimin e pazakontë (FOTO) – AlpeGossip
“Kush ka vdekur”/ Stresi shqetëson fansat me postimin e pazakontë (FOTO)

“Kush ka vdekur”/ Stresi shqetëson fansat me postimin e pazakontë (FOTO)

Reperi shqiptar Stresi po përgatit albumin e fundit të karrierës së tij muzikore dhe më pas do të shpërngulet jashtë Shqipërisë me partneren e tij.

Mirëpo një postim në profilin e tij në “Instagram” shokoi fansat e reperit se ç’mund të kishte ndodhur me të. Ai shfaqte shiritin e zi që simbolizon vdekjen dhe krahas fotos shprehej se nuk do të ketë më postime të reja.

 “Nuk do të ketë postime të mia, përveç punës, domethënë muzikës…do ta merrni vesh të vërtetën”, – shkruante reperi.

I kontaktuar nga “Revista Who”, Stresi ka sqaruar se shiriti i zi i dedikohet “hip hop-it” që ka vdekur.

 “Ka vdekur ‘hip-hop’-i prandaj po kthehem me një album të fuqishëm. Nuk do nxjerrë më asnjë foto, derisa të nxjerrë albumin. Jam duke mbaruar këngët dhe nuk dua të jap të dhëna se ku jam. Unë do kthehem fuqishëm me albumin tim, me këngët e mia, nga shtatori e mbrapa, prandaj e kam lënë dhe atë shenjën.” – tregon reperi shqiptar, duke paralajmëruar albumin e ri që pritet të publikohet në shtator.