PËRFUNDOI TURIN E FUTURE NOSTALGIA NË SHQIPËRI/ Ja shuma marramendëse që ka fituar ylli i popit Dua Lipa – AlpeGossip
PËRFUNDOI TURIN E FUTURE NOSTALGIA NË SHQIPËRI/ Ja shuma marramendëse që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

PËRFUNDOI TURIN E FUTURE NOSTALGIA NË SHQIPËRI/ Ja shuma marramendëse që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Këngëtarja e mirënjohur, Dua Lipa ka përfunduar një vit shumë të suksesshëm, duke mbajtur mbi 80 koncerte anë e mbanë botës me turneun e saj Future Nostalgia.

Ndonëse albumin e kishte publikuar në 2020 në mes të pandemisë, këngëtarja shqiptare vazhdon të jetë trend kudo në botë me muzikën e saj. Koncert pas koncerti ajo mandej performoj edhe për adhuruesit e saj shqiptarë një herë në Prishtinë, e për të përmbyllur turneun e saj zgjodhi Tiranën.

Turneu i Duas doli të jetë ndër turnet më të suksesshëm nga një yll i popit, duke hyrë në listën e Pop Divave si Lady Gaga, Ariana Grande, Taylor Sëift, Billie Eilish etj. Ky turne përveç performancave të mahnitshme, udhëtimeve e qejfeve të shumta këngëtares i siguroi 101,205,059 dollarë të hyra nga 1,310,777 bileta të shitura.