Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën sot me një foto ku shfaqet natyrale!
Bukuroshja shqiptare nuk ka ngurruar të tregojë sesi duket e sapozgjuar nga gjumi dhe rezultati u ka pëlqyer shumë ndjekësve të saj.
Në foton e publikuar në Instagram, ajo shfaqet ujë e sapun, me qukat që i dalin në pah dhe i falin hijeshi.
“Je edhe më e bukur pa makijazh”, i shkruan një fans, ndërsa nuk mungojnë as komentet e miqve të saj VIP si Dafina Zeqiri që i shkruan: “Bebush”!
Foto të tilla pa makijazh janë të rralla në profilin e Beatrix, por shpresojmë që pas këtyre komenteve pozitive t’i shohim më shpesh!