U LARGUA PËRGJITHMONË NGA “SHIKO KUSH LUAN”? Rezart Veleshnja mungoi në natën e dytë të spektaklit, ja ku ndodhej ai – AlpeGossip
U LARGUA PËRGJITHMONË NGA “SHIKO KUSH LUAN”? Rezart Veleshnja mungoi në natën e dytë të spektaklit, ja ku ndodhej ai

U LARGUA PËRGJITHMONË NGA “SHIKO KUSH LUAN”? Rezart Veleshnja mungoi në natën e dytë të spektaklit, ja ku ndodhej ai

Largimi i papritur i Rezart Veleshnjës nga “Shiko Kush Luan” i habiti të gjithë!

Lajmi u mësua që kur doli promoja e emisionit, ndërsa Luana Vjollca u shpreh gjatë nisjes së programit se “Nuk di gjë”.

Aktori Irgen Çela, i njohur si Xhoda, ishte ai i cili mbrëmjen e djeshme zuri vendin e Rezartit, ndërsa i pyetur nga Luana se ku është Rezarti, ai tregoi barkun duke bërë humor: “Është këtu”!

E ndërkohë që largimi i aktorit u shoqërua vetëm me batuta, vetë Rezarti ka qenë aktiv në rrjetet sociale dhe ka publikuar disa video ku shfaqet duke qëndruar në ambientet e “Portokalli”-së.

Emisioni i humorit do të nisë më 4 tetor, dhe mbrëmjen e djeshme Rezarti ka pasur xhirime. Nuk dihet nëse largimi i aktorit nga “Shiko Kush Luan” ka qenë për shkak të Portokallisë, por Rezarti nuk e ka lënë me kaq.

Në një koment në Instagram, ai bën me dije se do të rikthehet së shpejti.

“Së shpejti pa merak”, shkruan aktori.