NUK NDALET/ Dafina po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO) – AlpeGossip
NUK NDALET/ Dafina po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO)

NUK NDALET/ Dafina po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO)

Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë për t’u publikuar. Së fundmi, artistja ka zbuluar se pjesë e albumit do jetë edhe një bashkëpunim me reperin e njohur, Buta.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një videoje në Instastory ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe ka shtuar hashtagun e “Dafinë moj”, albumit të saj më të ri, pjesë e së cilit mesa duket do të jetë dhe një bashkëpunim me artistin.

Kujtojmë se para pak ditësh u publikua dueti i parë mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son. Kënga e tyre mban titullin “Llafe llafe” i cili u prit super mirë nga fansat.

Në fakt fansat e Dafinës kishin kohë që e kërkonin një këngë të tillë me Lyrical Son dhe për këtë arsye ajo vendosi t’ua realizonte pikërisht tani këtë dëshirë.

Këngëtarja ka postuar ditë më parë në Instagram disa foto të saj të shkëputura nga videoklipi i fundit dhe ka treguar se çfarë e shtyu të realizonte bashkëpunimin me reperin.

“Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do te jete edhe pjese e albumit #Dafinëmoj u jetesua nga dashuria juaj per te. Une çdo kompliment dhe dashurine tuaj qe me dhuroni per dite e çmoj shumë dhe ju falenderoj nga Zemra! Muzika dhe kreativiteti per te sjelle gjera te bukura per ju jane brenda meje por behen me te bukura kur mbeshtetja vjen nga ju! Une jetoj me MUZIKEN dhe lumturohem kur e shoh se gjithe puna ime troket ne zemrat tuaja, ne kete pike jemi te gjithe te bashkuar Dua qe te ju kam gjithemone prane duke ju uruar shume gezime dhe hare ne jetet tuaja!”, shkruan Dafina në postimin e saj.