KA GËNJYER NË INTERVISTA? Jasmina zbulon të vërtetën: Do doja… – AlpeGossip
KA GËNJYER NË INTERVISTA? Jasmina zbulon të vërtetën: Do doja…

KA GËNJYER NË INTERVISTA? Jasmina zbulon të vërtetën: Do doja…

Jasmin Kadriu ka qenë një nga personazhet më të përfolur në media nga sezoni i dytë i “Për’puthen”. Lidhja e saj me Andi Artanin dhe ndarja e tyre e papritur i vendosi të dy në qendër të vëmendjes mediatike.

Jasmina ka qenë e ftuar në disa intervista televizive pas daljes nga emisioni dhe më së fundmi ishte në “Natën me Aulonën”, ku zbuloi detaje nga lidhja e saj e re. Ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur. Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.

“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.

“Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava” – shpjegoi Jasmina.

Mirëpo a ka gënjyer ndonjëherë Jasmina në intervista?

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur pikërisht për këtë gjë. Jasmina ka treguar se nuk ka gënjyer kurrë, madje ka theksuar se duhej të kishte bërë të kundërtën.

“Dhe do doja të mos shprehesha aq shumë”, ka shtuar ish-konkurrentja

.