U AKUZUA SE KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë Mc Kresha: Jam artist… (VIDEO) – AlpeGossip
U AKUZUA SE KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë Mc Kresha: Jam artist… (VIDEO)

U AKUZUA SE KOPJOI KËNGËN/ Ja çfarë thotë Mc Kresha: Jam artist… (VIDEO)

Reperi kosovar MC Kresha, ishte njëri ndër personazhet më të përfolura të ditëve të fundit në vendet shqipfolëse.

Pjesëmarrja e tij në festivalin “Kënga Magjike”, u shoqërua me ovacione dhe me shumë përkrahje nga publiku.

Në këtë këngë të cilën ai e solli në bashkëpunim me Fifin, reperi edhe u kritikua nga një gazetare, e cila pretendoi se kënga është vjedhur nga një reper amerikan, Wyclef Jean në këngën e tij 911 të cilën e ka realizuar me Mary j. Blige.

I ftuar në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, Kresha e ka sqaruar këtë gjë, duke thënë se ai është artist i konfirmuar dhe jo një plagjiaturist.