GJATË DIMRIT/ Konsumoni perimet kundër reumatizmit, yndyrave dhe anemisë – AlpeGossip
GJATË DIMRIT/ Konsumoni perimet kundër reumatizmit, yndyrave dhe anemisë

GJATË DIMRIT/ Konsumoni perimet kundër reumatizmit, yndyrave dhe anemisë

Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve. Squfuri është një tjetër lëndë ushqyese që është i rëndësishëm në shërimin e ulcerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizëm dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit

Konsiderohen katër super perime, pasi preshi, bishtaja, lakra dhe patëllxhani këshillohen të bëhen patjetër pjesë e regjimit ushqimor. Kjo sepse dietologët japin shumë arsye se përse duhet t’i gatuajmë këto perime, të cilat jo vetëm duket se ndihmojnë organizmin tonë, por edhe mbrojnë e parandalojnë nga disa sëmundje. Bazuar në shumë studime këto perime ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëmundjesh si reumatizma, anemia dhe çrregullimet urinare.

Preshi

Preshi është një perime e pasur me ujë (më shumë se 90%) me pak kalori dhe e këshilluar për dieta dobësimi, ajo është e pasur me vitamina, si vitamina A, përmban shumë vitaminë C dhe sasi të moderuara të vitaminës B, si dhe i ofron trupit të gjitha elementet  minerale me vlerë të tilla si hekuri, magnezi (i mirë për nervat), natriumi, squfurit, silici (i cili ndihmon në elasticitetin e eshtrave dhe të lëkurës), mangan, kalium (i dobishëm për të rregulluar yndyrën e tepërt), kalcium (i mirë për kockat) acid fosforik (tonik për sistemin nervor). Preshi duhet të njihet për vetitë tonifikuse, qetësues për nerva, diuretik, laksativ, antiseptik dhe është rekomanduar për të trajtuar mostretjet, anemitë, reumatizmat, artritin, çrregullimet urinare, hemorroidet, plagët, kafshimet e insekteve, është e rekomanduar  për të përmirësuar ose ruajtur freskinë e lëkurës. Preshi ul kolesterolin, nxit sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e kancerit. Ata janë të njohur edhe për spastrimin e zorrëve. Pjesa e bardhë e preshit përmban fibra shumë delikate që mund të konsumohen nga të gjithë. Pjesa jeshile e  promovon lëvizjen e zorrëve për një dalje të mirë dhe jo agresive dhe për këtë arsye i përshtatet edhe organizmave më të ndjeshëm.

Bishtaja

Bishtaja është shumë e ngjashme me një perime edhe pse i përket familjes bishtajore. Kjo për shkak të pranisë së bollshme të ujit (rreth 90%), e cila e bën atë me pak kalori (17 Kcal. për 100 gramë substancë) me përqindje të ulët niseshteje dhe shumë e pasur me fije dietike, për këtë arsye është përdorur si një ndihmës efektiv në dieta dobësimi dhe në dietat me pak kalori, sidomos kur ushqimi kryesor është i bazuar në ushqime me përmbajtje niseshteje dhe karbohidrate (makarona, oriz, bukë, fasule dhe patate). Në saje të pasurisë në fibra promovon lëvizjet në zorrë dhe për këtë arsye rekomandohet në rastet e kapsllëkut, me kusht që të mos ketë raste të inflamacionit të zorrëve. Konsumi i bishtajave është i dobishëm kur ju keni tension të lartë të gjakut, diabetit apo kolesterol të lartë, ndoshta për shkak të efekteve të dobishme të fijeve. Sa për vlerën e tyre ushqyese, janë shume të pasura: ato përmbajnë shumë fibra dhe minerale, (fosfor silic, kalcium, nikel, bakër, kobalt) dhe vitamina (A, B9, C) në sasi të mëdha. Për këtë është një lloj tonik natyral i përshtatshëm për ata që vuajnë nga lodhja, anemi, sëmundje të mëlçisë, pankreasit (duke përfshirë diabetin) dhe veshkat. Për të zvogëluar humbjen ushqimore që rezultohen nga gatimi, ju duhet të përdorni pak ujë dhe të hidhni bishtajat vetëm kur uji të ketë marr valë. Zierja të kryhet në enë të mbyllura.

Lakra

Lakra është e pasur me veti ushqyese dhe me pak kalori. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi. P.sh mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi të përgjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shumë Vitamina C se portokalli. Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e këshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshëm. Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulcerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilën lakra mund të ndihmojë është edhe mangësia e ushqimit të fortë. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietetike, është pjesë e bimëve që nuk është në gjendje që të tretet. Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çojë në kapsllëk. Kapsllëku është shkaku kryesor i sëmundjeve të tilla si dhembje koke, ulcera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky është ushqim shumë i mirë për t’u ngrënë, n.q.s. ju vuani nga kapsllëku. Një mangësi në squfur mund të çojë në një sistem imunitar të dobësuar të trupit, është më pak efikas në luftimin e infeksioneve kur kjo mungon. Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve. Squfuri është një tjetër lëndë ushqyese që është e rëndësishme në shërimin e ulcerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizëm dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Jodi është i vështirë për t’u gjetur në ushqime. Lakra gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht. Vetitë shëndetësore të lakrës janë të shumta, jo vetëm duke ndihmuar me disa sëmundje, por edhe duke ndihmuar për të ngadalësuar procesin e plakjes. Lakra është padyshim një ushqim që duhet të jetë i shtuar në listën tuaj ushqimore.

Patëllxhanët

Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe me pak karbohidrate të tretshme. Kjo do të thotë se ata janë të dobishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në kontrollin e thithjes së glukozës. Kjo i bën ata një zgjedhje të mirë në ushqim për njerëzit me diabet të tipit 2. Patëllxhanët mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e yndyrave të gjakut dhe gjithashtu presionin e gjakut duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kaliumi te patëllxhanët ndihmon për të mbajtur trupin e hidratuar në nivele të sakta duke shmangur mbajtjet fluide, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjet koronare të zemrës. Nasunini, i cili gjendet në lëkurën e patëllxhanit mbron membranat qelizore të trurit nga dëmtimi dhe ndihmon në transmetimin e mesazheve nga truri në pjesë të tjera të trupit. Kjo memorie ndihmon në funksionimin e trurit. Gjithkush ka nevojë për hekur në trup, por shumë mund të jetë i rrezikshëm. Nasunini i patëllxhanëve largon hekurin e tepërt duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin, duke bërë të mundur rregullim e radikaleve të lira të dëmshme në sistem. Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe ujë dhe për përmbajtje të ulët të kalorive duke i bërë ata një ushqim ideal për përfshirjen në dietë për humbje peshe. Megjithatë, mos i gatuani të skuqura, sepse kane aftësi të thithin shume vaj duke u bërë shumë kalorike. Mund t’i hani patëllxhanët me lëkurë, pasi te lëkura është vendi ku shumica e fibrave është e përqendruar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave patëllxhanët ndihmojnë në sistemin e tretjes për të punuar mirë dhe me lehtësi në rastet e kapsllëkut. Disa ekspertë besojnë se ngrënia e patëllxhanëve ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancereve të tjerë të traktit tretës. Përmbajtja e lartë e ujit te patëllxhanët ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të duket më e re. Ushqimi me përmbajtje të lartë të ujit është gjithashtu i mirë për flokët tuaj dhe patëllxhanët janë një zgjedhje e mire. Patëllxhanët përmbajnë sasi oksalate. Një efekt i dëmshëm i tyre është se shkaktojnë nivele të koncentruar oksalate në trup duke u kristalizuar, gjë që sjell probleme të caktuara të kujdesit shëndetësor. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme me veshkat ose të dyshuar e të patrajtuar apo me probleme në fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin konsumin e patëllxhanëve.