“SHQIPËRINË MOS MA PREKNI”/ Arbenita ka një “kërcënim” për heqjen e Kosovës nga harta (FOTOT) – AlpeGossip
“SHQIPËRINË MOS MA PREKNI”/ Arbenita ka një “kërcënim” për heqjen e Kosovës nga harta (FOTOT)

“SHQIPËRINË MOS MA PREKNI”/ Arbenita ka një “kërcënim” për heqjen e Kosovës nga harta (FOTOT)

Mungesa e Kosovës në hartë ka revoltuar personazhe të njohur shqiptarë, të cilët në rrjetet e tyre sociale i kanë bërë thirrje kompanisë “Apple” t’i japë sa më parë Kosovës vendin që i takon.

Dua Lipa, Rita Ora, Lorik Cana, Dafina Zeqiri, Capital T, Albana Osmani e shumë e shumë personazhe të tjerë kanë reaguar për këtë çështje.

Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila fillimisht publikoi në InstaStory flamurin autokton të trojeve tona, të ripostuar nga Dua Lipa.

Mirëpo, bukuroshja nuk e ka lënë me kaq dhe disa minuta më parë ka ndarë një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën dykrenare, teksa “kërcënon” këdo që i luan trojet e saj.

“Shqiptarinë mos ma prekni se ju djeg! Nëse e urren kombësinë time, je i lirë të bësh unfollow.”-janë fjalët e Arbenitës në postim.

Ndërkohë, online ka nisur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë. Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë.

Kufiri i Kosovës në hartë është i ngjyrosur me një rozë të lehtë gati të padallueshme, emri i vendit nuk shkruhet dhe në të është shënuar vetëm kryeqyteti Prishtina.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij peticioni klikoni këtu.