PËR NJË BARK TË SHESHTË/ Ja çfarë duhet të konsumoni sipas nutricionistes së famshme - AlpeGossip
PËR NJË BARK TË SHESHTË/ Ja çfarë duhet të konsumoni sipas nutricionistes së famshme

PËR NJË BARK TË SHESHTË/ Ja çfarë duhet të konsumoni sipas nutricionistes së famshme

A keni menduar ndonjëherë se çfarë bën një ekspert ushqimi kur goditet nga frika e shtimit në peshë, fryrjes së barkut, etj? Keri Glassman është një dietologe e regjistruar në SHBA dhe eksperte e humbjes së peshës. Si një nutricioniste, ajo jep këshilla tërë ditën se si të qëndroni të shëndetshëm, të zvogëloni kaloritë dhe të humbni yndyrën.

Por kjo nuk do të thotë që ajo vetë kurrë nuk ha shumë gjatë fundjavës sa i duket vetja si katër muajshe shtatzënë! Sidoqoftë, kur kjo të ndodhë, si eksperte ajo ka një gamë trukesh fantastike që ndihmojnë në rezultate të shpejta të humbjes së peshë, mbi të gjitha për atë që të gjitha ne gratë vdesim: barkun e sheshtë!

Mëngjesi

Unë pi ujë me limon çdo ditë dhe veçanërisht kur përpiqem të shërohem nga gripërat apo ftohjet sezonale. Mund të duket jashtë perceptimit të pirit e një litri ujë kur tashmë ndiheni si tullumbace, por pirja e H20-së shtyn lëngun shtesë nga sistemi juaj dhe kjo është ajo që ju bën të dukeni dhe ndiheni të fryrë. Nëse jeni person mëngjesi, ju rekomandoj gjithmonë të hani një vakt  të mbushur me proteina për t’ju ndihmuar të ndiheni të ngopur gjatë ditës. Vezët e ziera janë një zgjedhje e mirë dhe rigoni i spërkatur mbi to shton aromën, fibrat dhe antioksidantët pa kalori shtesë ose kripë. Pak çaj jeshil që shpejton metabolizmin tuaj dhe gati për një ditë të re!

Paraditja

Megjithëse unë përpiqem t’i eliminoj karbohidratet e rafinuara në përgjithësi, është edhe më e rëndësishme kur përpiqem të shpëtoj nga pesha shtesë e ujit. Kjo do të thotë që arrat dhe farat janë ushqimet e mia për një bark të sheshtë. Më pëlqen gjithashtu të aromatizoj ujin tim me copa xhinxhefili të freskët pasi ndihmon në tretje dhe është fantastik për organizimin tuaj.

Dreka

Asparagu me avull ka përbërje të caktuara që veprojnë si probiotikë, të cilët e mbajnë sistemin tuaj tretës të funksionojë mirë, në mënyrë që të mund të keni një stomak të sheshtë. Salmoni i pasur me proteina është super i ushqyeshëm dhe i mbushur me Omega 3. Konsumojini sa më shumë.

Darka

Zarzavatet e radhiqet e ndryshme veprojnë si diuretik, i cili ndihmon trupin tuaj të vazhdojë të heqë qafe lëngun e tepërt që po mban. Dhe bonusi: disa prova tregojnë se produktet jeshile mund të ndihmojnë mëlçinë të detoksifikojë trupin tuaj. Një tjetër nga të preferuarat e mia të darkës kur unë jam duke u përpjekur për të zvogëluar fryrjen e barkut është selinoja. Kjo perime ndihmon në tretje duke rritur sekretimin e acideve të stomakut në barkun tuaj. Këto kimikate ndihmojnë në prishjen e ushqimit sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ngecë në zorrën tuaj dhe të shkaktojë fryrje. Dhe para gjumit, ju do të ndiheni mrekullisht mirë!