Pak muaj më parë me anë të një postimi në Instagram, balerini i njohur Graciano Tagani njoftoi se do të niste një aventurë të re duke u bërë pjesë e “Dancing with the stars” e duke lënë kështu trupën e baletit të Albi Nakos. Për 3 muaj, Graciano kërceu me Aulona Mustën dhe madje arriti në finale, pretendentë për ta fituar.
Megjithatë tani që spektakli mbaroi, ku do e shohim Gracianon? Këtë e ka zbuluar vetë balerini me një foto të postuar në Instastory ku shihet në palestrën e kërcimit të Albi Nakos. “U ktheva në shtëpi”, është mbishkrimi që Graciano i ka lënë fotos duke treguar kështu se largimi i tij nuk ishte përfundimtar.