U PENDUA PËR FJALËT QË I THA KEJSIT/ Stresi: Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje… Janë trillime (FOTO) – AlpeGossip
U PENDUA PËR FJALËT QË I THA KEJSIT/ Stresi: Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje… Janë trillime (FOTO)

U PENDUA PËR FJALËT QË I THA KEJSIT/ Stresi: Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje… Janë trillime (FOTO)

Ditën e djeshme, çifti Keisi-Stresi u bënë kryefjala e mediave pas lajmit të bujshëm se Keisi “kishte dalë me një mashkull tjetër”.

Për shkak të një fotoje të publikuar në InstaStory ku shkruante: “Takimet e ditës janë më të mirat”, njerëzit menduan se bukuroshja po del me një person të ri.

Untitled-35.png

Nuk vonoi reagimi i Stresit, i cili pasi shkroi në InstaStory “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, u shpreh gjithashtu për “Iconstyle.al” lidhur me këtë situatë:

“Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.”, duke lënë të kuptohet se e ka me Keisin. (Lexo këtu)

Mirëpo, përgjigjia e Keisit nuk vonoi dhe erdhi si një thumb për reperin, të cilit i përmendi rastin kur ai u arrestua në hotel teksa ishte i shoqëruar nga një femër.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithësecili e tregon veten në fund.”- ishin fjalët e Keisit që duket se i kanë djegur jo pak Stresit.

Madje, pasi u prononcua në “Iconstyle.al”, ai gjithashtu bëri një tjetër prononcim për “revistawho.com”, duke tërhequr papritur gjithçka që kishte thënë.

“Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht se mund të jetë keqkuptuar nga mediat e tjera. Nuk e di çfarë ka qarkulluar sot, të them të drejtën unë as nuk kam dhënë përgjigje, as nuk kam ndërmend të jap përgjigje. Ajo është vajzë shumë e mirë, unë e respektoj për aq kohë sa kam ndejtur me të. Momentalisht jemi në një gjendje pause, por s’mundem unë të reagoj për të, pasi është një ndër personat më të veçantë për mua. Janë idjotësira këto që shkruajnë, nuk i kuptoj, por po ta them që kam shumë respekt për të dhe gjërat e tjera janë trillime”- ka thënë reperi, i cili duket se s’ka dashur t’i prishë akoma më shumë relatat me Keisin.

Si do të reagojë tashmë partnerja e tij?