Vetëm 2 vjeç, por vendi i preferuar i Lianit është një mësim për të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
Vetëm 2 vjeç, por vendi i preferuar i Lianit është një mësim për të gjithë (FOTO)

Vetëm 2 vjeç, por vendi i preferuar i Lianit është një mësim për të gjithë (FOTO)

Përpara pak ditësh i vogli i Vesa Lumës dhe Big Bastës festoi 2-vjetorin e lindjes së tij. Mami Vesa dhe Big Basta kanë treguar herë pas here se Lian është i vetmi që mbush me lumturi të gjita ditët dhe shtëpinë e tyre. Të dy këngëtarët kërkojnë që djali i tyre të rritet me vlera dhe të mësohet fëmijë i edukuar. Gjithmonë i kemi parë që e gjithë familja del shëtitje në natyrë, që Liani i vogël të mësohet dhe socializohet sa më shumë.

Por duket se Vesa dhe Big Basta, po punojnë fort edhe për anën intelektuale të djalit të tyre. Pothuajsë çdo ditë, i vogli Lian dhe mami Vesa shkojnë së bashku në një bibliotekë gjigande në qytet dhe kalojnë aty pak kohë të lirë. Kemi vënë re që Lian sa herë shkon atje zhytet i tëri mes librave për shkak të kuriozitetit të madh që ka për çdo gjë, ashtu si të gjithë fëmijët. Dhe në fakt Vesa na ka treguar se biblioteka është vendi i preferuar i Lian. Ajo ka publikuar një fotografi të vogëlushit me një libër në dorë dhe në gjithë fytyrën e tij lexohet një gëzim i madh që gjendet në vendin e tij të preferuar.