Një grua që besohej se kishte vdekur është shfaqur para policisë të enjten (20 dhjetor), pasi familja i bëri funeralin në qytetin indian të Patiala në Punjab.
Policia po hetonte rastin si një vrasje pasi trupi i një gruaje u gjet në Patiala-Sangrur.
Familja identifikoi trupin si të vajzës së tyre, Naina Rani, e cila sipas tyre ishte larguar nga shtëpia me të dashurin.
Ata akuzuan të dashurin e Ranit për vrasjen e saj.
Policia tha se viktima ishte mbytur pasi kishte shenja në qafë. Gjithashtu ishte goditur me mjete të mprehta.
Pasi familja identifikoi trupin, policia ia dorëzoi për ta kryer ritet e fundit.
Por për habinë e tyre, Naina Rani u rikthye në shtëpi me një mik të sajin.
Policia tha se bëhet fjalë për ngatërrimin e identitetit të saj.
“Kur policia pyeti prindërit e Nainas, ata thanë se meqënëse fytyra e saj ishte gjymtuar e identifikuan trupin në bazë të byzylykëve dhe stolive të tjera që mbante. Edhe burri i Nainas ndodhej në morg në atë kohë,”-tha oficieri i policisë Jaswinder Singh Tiwana për gazetën lokale Hindustan Times.
Ai shtoi se policia kishte bërë të gjitha procedurat, por duket si një rast i ngatërrimit të identitetit.
“Ne do indetifikojmë gruan e vdekur nga ADN-ja dhe mostrat e gjurmave të gishtave. Kemi mbledhur mostrat e flokëve dhe të dhëmbëve gjatë autopsisë,”-tha Tiwana. “Krimi është kryer në një vend tjetër dhë më pas trupi u hodh në Patiala .”