Kristina Mendonca tërheq herë pas herë vëmendjen e ndjekësve të saj në “Instagram” me fotot provokuese që poston, por herën e fundit që e bëri ishte për një arsye krejt tjetër.
Modelja australiane “la me gojë hapur” 440 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” me përshkrimin që i bëri një videoje të postuar aty.
“Kur bie dera dhe kujton se kush është! Pastaj sheh që është babai!”, shkruante ajo. Fansat iu kundërvunë duke i thënë se përshkrimi ishte pakuptim.
20-vjeçarja ka fituar famën falë rrjeteve sociale. Nisi të postonte foto të linjave të saj që në vitin 2012 dhe fitoi një kontratë me agjencitë Viviens dhe Two Managments.