I MARTUAR DHE ME FËMIJË? Bashkim Saiti reagon pas zërave në rrjetet sociale, ja e vërteta – AlpeGossip
I MARTUAR DHE ME FËMIJË? Bashkim Saiti reagon pas zërave në rrjetet sociale, ja e vërteta

I MARTUAR DHE ME FËMIJË? Bashkim Saiti reagon pas zërave në rrjetet sociale, ja e vërteta

Bashkimi Saiti është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni të “Për’puthen”. Ndonëse prej javsh ai është larguar nga emisioni, Bashkimi ende ka shumë vëmendje në rrjetet sociale, ku qarkullojnë edhe shumë zëra rreth jetës së tij private. Mes të tjerash është thënë se ai ka qenë i martuar e madje ka edhe dy fëmijë.

Mirëpo, kjo gjë është mohuar nga vetë ai. Bashkimi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory ku dikush i ka shkruar: “E pashë në një portal thuhet se je i martuar dhe ke dy fëmijë”. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi duke thënë :”Saaaaaa fëmijë?” dhe duke qeshur më pas.

Sakaq, Bashkimi ka mohuar të jetë në një lidhje të re pas ndarjes nga Alvisa.

Risjellim në kujtesë se Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sezo, duke vendosur që të vijojnë lidhjen jashtë. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe pas disa javësh ata vendosën që t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në Instagram.

Bashkimi ka deklaruar në intervista pas ndarjes se të njohësh dikë para ekranit është shumë më ndryshe se jashtë. Sipas ish-konkurrentit gjatë emisionit ka vepruar më shumë me ndjenjë dhe se kishte një presion edhe më të madh ndërsa jashtë ka vepruar me një logjikë më të ftohtë.

I pyetur sesi është tashmë raporti i tij me Alvisën pas ndarjes, Bashkimi ka treguar se patën një ndarje të qetë kanë shkëmbyer disa mesazhe por jo diçka më shumë.

Nga ana tjetër Alvisa është shprehur se ishte falënderuese për gjithçka përjetoi me Bashkimin, por ka thënë se nuk ka më shanse që ata të rikthehet bashkë.