NJË JETË E SHPËTUAR/ Veprimet që duhet të bëjmë të gjithë kur dikush vuan nga depresioni – AlpeGossip
NJË JETË E SHPËTUAR/ Veprimet që duhet të bëjmë të gjithë kur dikush vuan nga depresioni

NJË JETË E SHPËTUAR/ Veprimet që duhet të bëjmë të gjithë kur dikush vuan nga depresioni

Në një botë të mbushur plot e përplot me trauma dhe probleme është më se i kuptueshëm fakti se miliona persona preken nga sëmundja e depresionit.

Mirëpo ata persona me shumë gjasë kanë minimumi një person që e konsiderojnë mik\e.

Këta njerëz  të cilët vuajnë nga depresioni shpeshherë dallohen qartazi sepse sjelljet e tyre ndryshojnë, ato mbyllen në vetvete, kanë vetëbesim të ulët, kërkojnë me çdo kusht të rrinë vetëm, futen në botën e tyre imagjinare duke menduar herë pas here mendime të errëta dhe në raste ekstreme tentojnë edhe vetëvrasjen.

Në raste të tilla, një person i afërt, me veprimet e tij mundet që të bëjë të mundur përmirësimin e gjendjes së të sëmurit.

Në momentin që ju ndesheni me një individ që shfaq simptomat e depresionit, ja çfarë duhet të bëni!

Bëhuni një dëgjues i mirë dhe mundohuni që t’i rrisni vetëvlerësimin, duke i thënë gjëra që dëshiron që të dëgjojë.

Bëni plane së bashku. Sigurohuni që personi që vuan nga depresioni ta dijë që ju jeni dikush që shqetësoheni për të dhe se doni më të mirën e mundshme.

Një veprim efektiv do të ishte t’i kërkonit herë pas here për të dalë së bashku. Ndërrimi i ambientit dhe socializimi mund të ndryshojë në mënyrë radikale gjendjen e të sëmurit.

Duhet me patjetër që ta këshilloni atë që t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor. Nuk duhet harruar që depresioni është një sëmundje e rëndë e cila mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk trajtohet siç duhet nga ana mjekësore.