BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti zbulon emrin e veçantë të vogëlushit (FOTO) – AlpeGossip
BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti zbulon emrin e veçantë të vogëlushit (FOTO)

BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti zbulon emrin e veçantë të vogëlushit (FOTO)

Kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Gred.

Lajmin e ëmbël e kanë dhënë vetë dyshja, me anë të postimeve në rrjete sociale. Kledi ka publikuar një foto të dorës së vogëlushit në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “Melodia më e bukur e jetës”.

Ndërkohë, Pejana ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet me të voglin e saj. “Gred Bahiti, kuptimi i jetës”, ka shkruar ajo, duke zbuluar emrin e vogëlushit.