Rita Lati dhe Behar Mera janë çift? Aktorja pas kaq kohësh i jep fund thashethemeve – AlpeGossip
Rita Lati dhe Behar Mera janë çift? Aktorja pas kaq kohësh i jep fund thashethemeve

Rita Lati dhe Behar Mera janë çift? Aktorja pas kaq kohësh i jep fund thashethemeve

Aktorët e njohur të humorit shqiptar, Rita Lati dhe Behar Mera kanë bërë shfaqje të ndryshme së bashku dhe kanë mbetur në kujtesën e njerëzve ku pjesa më e madhe kanë menduar se janë cift.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Why Not’ nga Roza Lati, aktorja tregoi se Beharin e konsideron vëlla dhe për familjen e tij ka respekt të madh.

Ajo rrëfeu një histori ku bashkëshortja e Beharit ishte prezente dhe organizatorët e një shfaqje ku do merrnin pjesë po i konsideronte si cift.

“Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme. Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu sic unë merrja shokun tim.

Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman cfarë cifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë? Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vdeksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e caj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso”, tregoi Rita.