“PËR TË NDIHMUAR SADOPAK”/ Olta Daku jep fitimet e shfaqjes së saj për të prekurit nga tërmeti (FOTO) – AlpeGossip
“PËR TË NDIHMUAR SADOPAK”/ Olta Daku jep fitimet e shfaqjes së saj për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

“PËR TË NDIHMUAR SADOPAK”/ Olta Daku jep fitimet e shfaqjes së saj për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Shumë personazhe publikë kanë ofruar në mënyra të ndryshme, ndihmën e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Mes tyre, dhe aktorja e njohur Olta Daku. Aktorja ka treguar se në fundjavë do të rikthejë shfaqjen “Shirli Valentina” dhe se të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Për këtë gjest human, ajo ka bashkëpunuar me regjizoren e shfaqjes, Driada Dervishi.

“Bashkë me Adën vendosëm që të ardhurat e ‘Shirli Valentinës’ që do të jetë këtë fundjavë, të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Me shpresën për të ndihmuar sadopak në këtë situatë të vështirë… Në 7 dhe 8 dhjetor ora 19:00 në ArTurbina (salla e madhe)”, ka shkruar Olta në një postim të bërë në Instagram.