Aurela Hoxha së shpejti do të nxjerrë në shitje linjën e re të veshjeve të brendshme “Aurela Hoxha Lingerie”. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë, Aurela si fillim ka pyetur ndjekësit e saj nëse duhej ta bënte publik projektin më të ri. Ajo ka marrë përgjigje pozitive nga fansat dhe më pas ka treguar se shumë shpejt do i nxjerrë të brendshmet në shitje. Aurela ka zbuluar se të gjitha të ardhurat që do mblidhen nga shitja e tyre, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit!
Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu. Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘website’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje”, ka shkruar Aurela në një postim në ‘Instagram’.
Hoxha është një ndër personazhet e njohur që ka ofruar ndihmën për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.