“NUK RRI DOT INDIFERENTE”/ Aurela Gaçe ka dy fjalë për Tunën (FOTO) – AlpeGossip
“NUK RRI DOT INDIFERENTE”/ Aurela Gaçe ka dy fjalë për Tunën (FOTO)

“NUK RRI DOT INDIFERENTE”/ Aurela Gaçe ka dy fjalë për Tunën (FOTO)

Pak ditë më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Tuna publikoi albumin e saj më të ri me titull “Fortuna”, që përmban 7 këngë, mes tyre balada, këngë ritmike e bashkëpunime.

Albumi i ri i Tunës është vlerësuar jo vetëm nga publiku, por edhe kolegë të saj janë shprehur me fjalë të mëdha për artisten.

Një ndër to është edhe Aurela Gaçe e cila ka postuar foton e Tunës dhe shkruan se nuk mund të qëndronte indiferente ndaj një pune të tillë.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singellash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, shkruan Aurela.