"JE KOCKË E LËKURË"/ Bella Hadid merr veprimin e papritur pasi fansat e kritikojnë - AlpeGossip
“JE KOCKË E LËKURË”/ Bella Hadid merr veprimin e papritur pasi fansat e kritikojnë

“JE KOCKË E LËKURË”/ Bella Hadid merr veprimin e papritur pasi fansat e kritikojnë

Bella Hadid është shumë e entuziasmuar, pasi do të jetë pjesë e sfilatës më të komentuar, asaj të “Victoria’s Secret”. Ditën e sotme, supermodelja ndau një album me foto nga provat e sfilatës, ku shfaqej vetëm me bikini të zeza.

“Mezi pres që ju të shihni veshjet e bukura. Jam shumë me fat që jam pjesë e sfilatës sërish, janë shumë e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë”  – tha Bella Hadid krahas fotos.

Mirëpo këto fjalë, duket se nuk i bindën shumë fansat e saj , sidomos pjesa se ajo është e shëndetshme.

“Lëkurë dhe kocka..Nuk kam asgjë kundra të jesh e dobët por kjo nuk është fare e shëndetshme dhe është alarmante. Turp për Victoria’s Secret që shpërndan të tilla imazhe” – shkruante një nga fansat e shumtë që shpërthyen në profilin e saj.

Mirëpo Bella nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë komenteve negative, por thjesht rregulloi përshkrimin e fotos.

“Të gjitha trupat janë të ndryshëm dhe reagojnë ndryshe nga rutina e përditshme në palestër dhe dieta ushqimore”  –  shtoi Bella Hadid.

Por kur fansat nuk reshtën së komentuari, as pas këtij sqarimi, Bella vendosi përfundimisht të hiqte komentet nga fotot!