NGATËRRON TITULLIN E KËNGËS/ Si rrallë herë Luana Vjollca nuk përmbahet me të qeshurën në “Shiko Kush Luan” (VIDEO) – AlpeGossip
NGATËRRON TITULLIN E KËNGËS/ Si rrallë herë Luana Vjollca nuk përmbahet me të qeshurën në “Shiko Kush Luan” (VIDEO)

NGATËRRON TITULLIN E KËNGËS/ Si rrallë herë Luana Vjollca nuk përmbahet me të qeshurën në “Shiko Kush Luan” (VIDEO)

Si çdo të shtunë, moderatorja Luana Vjollca ka ardhur në ekran me emisionin e saj shumë të ndjekur “Shiko Kush Luan”.

Ky program i dhuron çdo fundjavë argëtim e të qeshura publikut, mirëpo e para që u shkri së qeshuri kësaj here ishte vetë Luana!

Moderatoren e kanë kapur të qeshurat e mëdha pasi ka ngatërruar titullin e këngës së Fifit dhe Young Zerkës, të cilën duhet ta performonin në studio.

Në vend që të thoshte titullin e këngës “Pa gajle”, Luana “sajoi” një tjetër titull që s’kishte lidhje me të, duke thënë “Harami”.

Pas kësaj, si moderatorja dhe të ftuarit kanë shpërthyer në të qeshura të mëdha që u bënë ngjitëse dhe për ne, ndërsa Luana s’mundi të prezantonte më shumë.

Për më tepër, ndiqni videon:

https://www.instagram.com/tv/CH3lmBcJioG/?utm_source=ig_web_copy_link