Shtatzënia e pengon të veshë rrobat e saj, Emina Çunmulaj do t’ju shkrijë me veprimin që bën (VIDEO) – AlpeGossip
Shtatzënia e pengon të veshë rrobat e saj, Emina Çunmulaj do t’ju shkrijë me veprimin që bën (VIDEO)

Shtatzënia e pengon të veshë rrobat e saj, Emina Çunmulaj do t’ju shkrijë me veprimin që bën (VIDEO)

Modelja e njohur Emina Çunmulaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit në Instagram foto e video nga jeta e saj e përditshme.

Ditën e sotme, Emina ka publikuar në Instastoryn e saj një problem që po has gjatë shtatzënisë. Prej barkut të fryrë, ajo nuk i vesh dot më bluzet e saj, kështu që e ka gjetur zgjidhjen në garderobën e bashkëshortit.

Emina filmon veten duke kërkuar në rrobat e tij, e në fund zgjedh një bluzë që i bën, duke e veshur e duke pozuar përpara pasqyrës.


“T’ju them diçka, burri im është pothuajse dy metra i gjatë dhe po, kjo është bluza e tij. Duket mirë.”- ka thënë modelja e lumtur që kishte gjetur diçka që i bënte.