“DO TË BËJ VARRIN, S’DO TË GJENDEN KOCKAT”/ Kush po e kërcënon ish-banorin e BB VIP? – AlpeGossip
“DO TË BËJ VARRIN, S’DO TË GJENDEN KOCKAT”/ Kush po e kërcënon ish-banorin e BB VIP?

“DO TË BËJ VARRIN, S’DO TË GJENDEN KOCKAT”/ Kush po e kërcënon ish-banorin e BB VIP?

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, është mjaft aktiv në televizion por edhe në rrjetet sociale. Pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai i është rikthyer jetës normale dhe projekteve të tij të reja.

Si çdo personazh, edhe Kristi ka krijuar ndjekësit që e duan dhe ata që nuk e duan. E këta të fundit, kanë arritur deri në kërcënime.

“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat”- është mesazhi që iu është dërguar Kristit në rrjetet sociale.

“Do të bëj varrin, s’do të gjenden kockat”/

Por, mesa duket ai e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke shkruar: “Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë”.

Kujtojmë se gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e tij, dikush e pyeti ish-banorin e BB VIP nëse i pëlqente të ishte opinionist në edicionin e radhës dhe ai u përgjigj:

“Super ide. Ju si mendoni?”.