BABA PËR HERË TË DYTË/ Këngëtari i njohur shqiptar bëhet me vajzë (FOTO) – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË DYTË/ Këngëtari i njohur shqiptar bëhet me vajzë (FOTO)

BABA PËR HERË TË DYTË/ Këngëtari i njohur shqiptar bëhet me vajzë (FOTO)

Këngëtari i hitit të njohur “Për ty po flas”, Milot Llalloshi, hit në bashkëpunim me motrën e tij, Edona Llalloshin, është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Erxhina, ka sjellë në jetë një vajzë që çifti ka vendosur ta pagëzojë me emrin Roma.

Vetë këngëtari e ka ndarë pak më parë lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit në Instagram, ku ka publikuar një foto me dorën e të voglës.
“Mirë se erdhe qika jem, Roma Llalloshi.”- shkruan Miloti krahas fotos ku vendos edhe datën e lindjes së të bijës.

Miloti dhe Erxhina janë të martuar prej vitesh dhe kanë edhe një djalë të quajtur Priam, me të cilin publikojnë shpesh foto në rrjetet e tyre sociale.