TEST/ Gjëja e parë që shihni në këtë foto, tregon se çfarë ju jep ankth në lidhje – AlpeGossip
TEST/ Gjëja e parë që shihni në këtë foto, tregon se çfarë ju jep ankth në lidhje

TEST/ Gjëja e parë që shihni në këtë foto, tregon se çfarë ju jep ankth në lidhje

Marrëdhëniet afatgjata, angazhimi dhe dashuria e vërtetë janë faktorë që na bëjnë të ndihemi mirë.

Por ndërtimi i këtyre lidhjeve nuk është gjithmonë një mënyrë e thjeshtë dhe mund të krijojë momente ankthi, sidomos në çift.

Të gjithë mund të përballemi me situata të tilla, ndonëse e kemi të vështirë  ta pranojmë ose ka raste që realisht nuk e kuptojmë dhe dashur pa dashur lëndojmë veten.

Por, me anë të këtij testi do të arrini të kuptoni së çfarë ju shkakton gjendje ankthi pa e kuptuar.

Shihni foton dhe gjëja e parë që dalloni do jua tregojë:

Rrënjët

Për ata që kanë parë së pari një tufë  të madhe me rrënjë, arsyeja kryesore e ankthit është frika se partnerët do i njohin plotësisht.

Ju keni ëndërr të arrini një lidhje me dikë që ju kupton dhe ju njeh, por ndërkohë kjo gjë ju tremb pasi në vetvete nuk dëshironi që dikush t’ju zbërthejë plotësisht.

Njerëzit

Ju që patë si fillim njerëzit, i trembeni idesë që partneri të vërë nevojat  personale të parat.

Dëshironi gjithmonë vëmendjen e tij dhe nuk e pranoni dot që personi i zemrës t’ju lërë pas dore. Bashkëjetesa juaj mund të funksionojë vetëm me persona që realisht ju duan.

Pemët

Nëse keni parë pemët si fillim, kjo tregon se frika juaj më e madhe është liria.

Ju nuk dëshironi që askush t’ju kufizojë, ndaj mërziteni nëse dikush e bën këtë. Por mos u mërzisni, nëse partneri  ju do me të vërtetë, ai nuk do e bëjë këtë gjë.

Shtrëngim duarsh

Nëse gjëja e parë që keni parë në këtë imazh janë duart, atëherë arsyeja kryesore përse keni frikë, është ajo më klasikja: Keni frikë se dikush do ju thyejë zemrën.

Që në fillim të një lidhjeje ju i trembeni fundit dhe shpesh mendoni sa e vështirë do të jetë ndarja. Sidoqoftë, kjo nuk duhet t’ju pengojë që ju të filloni një histori dashurie.