Ditën e djeshme u mbajt premiera e filmit “I Love Tropoja” në “Pallatin e Kongreseve” dhe Ermal Mamaqi ishte protagonist i tij. I kujdesur vetë për çdo detaj të filmit dhe i përfshirë pothuajse kudo arriti të kishte të ftuar rreth 500 mijë.
Ndërkohë që të gjithë po e quajnë si eventin më të madh kinematografik në Shqipëri, ka edhe nga ata që flasin me “gjuhën e urrejtjes” dhe jo të përgëzimit për punë dhe suksesin e arrirë.
Pasi Ermali qartësoi mesazhin e filmit, regaime të shumta erdhën nga ndjekësit… ”
Pa merak se ka paguar Bes Kallaku per kete lajm te keq mos u mrz antireklama eshte reklama me e mire” i ka thënë njëri prej komentuesve.
Kjo na ktheu sërish tek debati që u bë midis Mamaqit dhe Kallakut, ku ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan” ku tha se ai i bën humor, ndërsa Ermali bën biznes. Kjo hapi shumë debate midis aktorëve, por ata u shprehën se i zgjidhën, megjithatë fansat kanë ende dyshime.
ALPEgossip.al