Donin t’i birësonin vajzat e tij, Gëzimit i vjen surpriza e papritur. Ja çfarë ndodhi… (FOTO) – AlpeGossip
Donin t’i birësonin vajzat e tij, Gëzimit i vjen surpriza e papritur. Ja çfarë ndodhi… (FOTO)

Donin t’i birësonin vajzat e tij, Gëzimit i vjen surpriza e papritur. Ja çfarë ndodhi… (FOTO)

Pak javë më parë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua rasti i Gëzim Abdulit i cili nga varfëria e madhe kishte dërguar vajzat e tij në jetimore.
Dy prej të miturave donin të birësoheshin nga një çift pastorësh dhe i gjithë publiku i këtij emisioni i kërkoi babait të varfër të lejonte që fëmijët e tij të jepeshin për birësim.

Por Gëzimi u tregua mjaft i prerë kur tha se vajzat do të rrinë në jetimore deri sa të mbushin 18 vjeç dhe u kërkoi pastorëve të largoheshin nga vajzat e tij, pasi sipas tij të miturat tregoheshin gjithmonë e më të largëta me babain e tyre.

Ndonëse në mbrëmjen e emisionit, Gëzimi u paragjykua shumë nga një pjesë e publikut, një pjesë tjetër e tyre reflektoi dhe reagoi duke pohuar se një baba nuk duhet ndarë nga vajzat e tij, pavarësisht kushteve të tij dhe mundësitë ekonomike që u ofrohen vajzave.

Kur kanë kaluar rreth dy javë nga ai emision, Gezimit i është bërë një surprizë shumë e madhe. Atij i është ofruar një vend pune me kontratë 5 vjeçare, e cila do ta ndihmojë qe të dal sadopak nga varfëria e thellë në të cilen ndodhet. Këtë lajm e ka bërë publik Hoxha njohur Ahmed Kalaja. Kalaja shprehet se kjo është vetëm surpriza e parë për Gëzimin.

Njoftimi i Hoxhës Ahemd Kalaja

Surpriza e pare. Gezimi qe gezoi te gjithe njerezit me qendrimin e tij fisnik mbylli nje kontrate pese vjeçare pra per 5 vite per 40 000 leke afersisht 300 euro kjo neto plus kesaj edhe me siguracione te paguara 7625 leke.
Me interesant eshte fakti se donatori nuk deshiron te behet i ditur; Allahu e bekofte. Sapo kemi filluar. Zot mos u perdorte emri yt per tu ndare familjet; prinderit nga femijet;

Zot emri yt u perdorte per dashuri e bashkim. Amin! Zoti im bashkoje kete familje edhe çdo familje qe prinderit edhe femijet nuk bashkohen per arsye qe nuk jane arsye. Amin.