FLORES COLQUE/ 118-vjeçarja boliviane është njeriu më i vjetër në botë – AlpeGossip
FLORES COLQUE/ 118-vjeçarja boliviane është njeriu më i vjetër në botë

FLORES COLQUE/ 118-vjeçarja boliviane është njeriu më i vjetër në botë

Kjo është Julia Flores Colque, boliviania e cila sapo ka mbushur 118 vite. Ajo supozohet të jetë njeriu më i moshuar në botë, thekson shtypi vendas.

Flores Colque, e cila jeton në rajonin e Sacabas, mund të jetë njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së japonezes së lindur më 4 gusht të vitit 1900, Nabi Tajima, në prill të këtij viti.

Në letërnjoftimin e Colque-s shkruan se ajo ka lindur më 26 tetor të vitit 1900.

Bashkia e Sacaba-s e ka cilësuar Flores Colque-n si “trashëgimi e gjallë”.