Vetëm në kohë për dimër, Jimmy Choo ka zbuluar çizmet që mbajnë këmbët tuaja të ngrohta përgjatë gjithë dimrit të quajtura Voyager.
Voyager është projektuar në partneritet me teknologjinë e këpucëve Zhor-Tech.
Çizmet mbajnë një shtesë të ngrohtë që arrin temperaturën nga 25-45 gradë.
Sipas faqes së internetit të markës, këpucët janëtë dizanjuara për të qëndruar të ngrohta deri në 8 orë, në bazë të kushteve të motit jashtë.
Në mënyrë që të përdorni funksionin e ngrohjes, së pari duhet të karikoni këpucët. Këpucët kanë një vend USB-je të fshehur në pjesën e pasme.
Shtresa e nxehtë kontrollohet me valë nga një aplikacion i lëvizshëm, që mund ta keni edhe në telefonin tuaj ndaj mund ta rregulloni temperaturën në bazë të preferencës suaj.
Gjithashtu këpucët janë rezistente ndaj ujit dhe kushtojnë 1795 dollarë.














![PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/4dee1d68a4d1d0bdda00a4ebacffcc47_L-400x212.jpg)

