“ME GJËRA TË MIRA, ME GJËRA TË BUKURA”/ Luiz Ejlli në “Dancing with the Stars”? – AlpeGossip
“ME GJËRA TË MIRA, ME GJËRA TË BUKURA”/ Luiz Ejlli në “Dancing with the Stars”?

“ME GJËRA TË MIRA, ME GJËRA TË BUKURA”/ Luiz Ejlli në “Dancing with the Stars”?

Prej kohësh në median online përflitet se përgatitjet për sezonin e ri të “Dancing with the Stars” kanë filluar dhe duket se Luiz Ejlli na i ka vërtetuar më së miri fjalët që qarkullojnë.

Këngëtari i njohur ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku shihet tek zyrat e Top Channel, ndërkohë që në video shfaqet stafi drejtues i programit, duke bërë përgatitjet për një ndër programet që rezultoi mjaft i suksesshëm, sezonin e kaluar.

 

 

Nuk është ende e qartë se cila ështe arsyeja e vërtetë që Luizi gjendet në mes të stafit të “Dancing” por duhet theksuar fakti se Luizi është dalluar për kërcimin e tij mjaft të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, duke shtuar më shumë dyshimet se pjesëmarrja e tij do kishte shumë kuptim.

Nga ana tjetër, i njohur si një personazh tepër social dhe që dëshiron të dijë çdo gjë që ndodh rreth tij, prania e tij në mbledhjen e “Dancing with the Stars”, mund të ketë qënë krejt rastësore.

Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, një gjë e është e sigurt, publiku po pret me padurim sezonin e ri të “Dancing with the Stars”, me apo pa Luizin.