Olti Curri “mërzit” të gjitha VIP-et dhe i thur elozhe këngëtares shqiptare: Kur del luanesha në xhungël, s’ka vend për… (FOTO) – AlpeGossip
Olti Curri “mërzit” të gjitha VIP-et dhe i thur elozhe këngëtares shqiptare: Kur del luanesha në xhungël, s’ka vend për… (FOTO)

Olti Curri “mërzit” të gjitha VIP-et dhe i thur elozhe këngëtares shqiptare: Kur del luanesha në xhungël, s’ka vend për… (FOTO)

Oltit asnjëherë s’i “plas” për fjalët e të tjerëve dhe i thotë gjërat troç!

Ai njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë edhe pse deklaratat e tij gjithnjë shkaktojnë debate, por syri kritik i Olti Currit është shumë i mprehtë. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë pothuajse me të gjithë artistët shqiptarë të cilëve u dhuron dhe tekste të bukura, por sigurisht që kur diçka i pëlqen apo nuk i pëlqen, Olti e thotë pa ndrojtje.

Të njejtën gjë ka bërë së fundmi në Instagram ku ka publikuar një foto shumë të bukur të divës Adelina Ismajli të cilën e ka ngritur në piedestal dhe nga shkrimi i tij na lë të kuptojmë se ajo është më e mira.

“Ehhhhh, kur del luanesha në xhungël, ska vend për sorkadhe”, shkroi Olti në foton e publikuar në Instastory ku “taggoi” Adelinën dhe vendosi një emoji yll.