Trendi më i ri i çifteve të Tiranës: Të kryejnë ceremoninë e martesës në "Taracën e Bashkisë" (FOTO) - AlpeGossip
Trendi më i ri i çifteve të Tiranës: Të kryejnë ceremoninë e martesës në “Taracën e Bashkisë” (FOTO)

Trendi më i ri i çifteve të Tiranës: Të kryejnë ceremoninë e martesës në “Taracën e Bashkisë” (FOTO)

Eshtë bërë mëse e zakonshme tashmë që ku ka dasma të jetë dhe Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka kthyer në pjesë të punës së tij edhe celebrimin e çifteve të reja në martesë. Për disa është treguar aq bujar sa të lejojë që ngjarja e gëzuar të ndodhë në taracën e lulëzuar të godinës së Bashkisë.

Edhe sot në rrjete sociale ka qarkulluar një foto ku po tregohet se në ambientin e taracës së Bashkisë po zhvillohet një ceremoni martesore.

Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se prej motit të keq celebrimet bëheshin në zyrë. Sot për fatin e mirë të çiftit që i dha fund beqarisë, falë kohës ceremonia e tyre u bë e mundur të zhvillohej në tarracën e gjelbër të Bashkisë.

Çifti në fjalë kishte zgjedhur ta dekoronte vet ambientin për ta bërë sa më të paharrueshme një lidhje dashurie përmes martesës.

A ju kujtohen disa nga çiftet e tjerë që janë kurorëzuar nga Erion Veliaj?

Dasma më e bujshme e celebruar së fundmi? Etida, vajza e Bamir Topit. Kurse fotot më të përhapura nëpër facebook, janë ato të ish-pjesëmarrësve të Big Brother, që mesa duket ia gjejnë anën më kollaj kryetarit të bashkisë. Dy më të freskëtat: Ermal Merdani dhe Jona Kamelaj. Më herët akoma Neda dhe Ogren Balluku.

AlpeNews.al