“IN Tv” zëvendëson Fatma Methasanin me moderatoren bjonde seksi/ Ja për kë bëhet fjalë (FOTO) – AlpeGossip
“IN Tv” zëvendëson Fatma Methasanin me moderatoren bjonde seksi/ Ja për kë bëhet fjalë (FOTO)

“IN Tv” zëvendëson Fatma Methasanin me moderatoren bjonde seksi/ Ja për kë bëhet fjalë (FOTO)

Prej katër vitesh jemi mësur që të shohim çdo ditë në IN TV emisionin rinor që erdhi me një frymë krejt ndryshe të titulluar “Fun Day”. Menjëherë sapo përmendim këtë emision e lidhim me moderatoren Fatma Methasani, madje mund të themi që sapo përmendim Fatmën e lidhim menjëherë me emisionin “Fun Day”. Pra si dy gjëra që ecin bashkë paralelisht.

Sot është lajmëruar startimi i emisionit “Fun Day” për sezonin e ri nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagramin e IN Tv dhe In Life, por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy dhe që ka ngjallur diskutim është një vajzë bjonde e shfaqur në foto, me taka dhe shumë larg natyrës së Fatmës.

Menjëherë ka lindur pyetja: Çfarë po ndodh vallë? Kush është ajo vajza që mesa duket do të zëvendësojë moderatoren pozitive me konversa?

Ndërkohë fansat e Fatmës kanë reaguar duke shkruar se në drejtimin e atij emisioni shohin vetëm atë dhe askënd tjetër.

Se çfarë realisht po ndodh? Nuk na ngelet gjë tjetër, përveçse të presim deri nesër në orën 15:00 kur fillon emisioni për t’iu dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve.