Kur e humbën virgjërinë femrat më përvëluese të ekranit? – AlpeGossip
Kur e humbën virgjërinë femrat më përvëluese të ekranit?

Kur e humbën virgjërinë femrat më përvëluese të ekranit?

Jeni bërë ndonjëherë kuriozë se kur e kanë humbur virgjërinë njerëzit e famshëm? Shumë yje të televizionit kanë folur për herë të parë dhe “Celebuzz” ka siguruar disa nga historitë më të ëmbla dhe të çuditshme të emrave të famshëm të Hollivudit.
Të famshmet joshëse të Hollivudit kanë pranuar që ‘hera e tyre e parë’ ka ndodhur në moshë të re dhe kanë për këtë eksperiencë

Kim Kardashian ka qenë 14 vjeç, kur ka vendosur se kishte ardhur momenti për ta bërë! Nëna e saj Kris Jenner i kishte dhënë disa këshilla për ta kontrolluar trupin dhe për të mos mbetur shtatzënë. Përveç faktit që e ka humbur virgjërinë në moshë të re, Kim njihet edhe për lidhjet e shumta të dashurisë. Sot është nënë e dy fëmijëve me bashkëshortin e saj Kanye West.

Adriana Lima ishte 27 vjeç. Mund të jetë fantazia e shumë meshkujve, por modelja e Victoria’s Secret priti deri në martesë.

Kloe Kardashian ishte 14 vjeç. Ylli i televizionit tha se, pasi e humbi virgjërinë e saj me një mashkull më të madh në moshë, ndjeu neveri. Duhet të kisha dëgjuar prindërit, tha ajo. Nuk duhet të lejoni t’ju detyrojnë, nuk ia vlen, pasi ndihesh keq më pas.

Anxhelina Zholi ishte14 vjeç. Për herë të parë, ajo shkoi me një shok të shkollës.

Katy Perry në moshën 16 vjeçare kishte filluar të thyente rregullat e familjes së saj të rreptë. Një natë ajo kishte dalë nga shtëpia dhe kishte hipur në veturë me të dashurin e saj, udhëtim pas të cilit e kishte humbur virgjërinë.

Britni Spirs ishte 14 vjeç. Shumë njerëz mendojnë se ajo e humbi virgjërinë me Xhastin Timbërlejk, por nëna e yllit, Lyn Spirs tha se, vajza e saj e bëri për herë të parë me një futbollist, kur ishte në shkollë të mesme.