Instagrami është padyshim aplikacioni më i përdorshëm i momentit. Jo vetëm që është një gjenerues shumë i mirë lajmesh për të gjithë personazhet e njohur por madje mediat i referohen si burim i pastër informacioni dhe pune kërkimore. Një të tillë (të përmasave të vogla sigurisht), kemi bërë neve në Blitz.al teksa po kontrollonim se cilët persona ndjekin ata të cilët ne i quajmë njerzit më të pushtetshëm të vendit. Ndonëse në përgjithsi, liderat kryesorë ndiqnin vetëm familjarët e tyre dhe rrethin e ngushtë, na bëri shumë përshtypje zgjedhja e presidentit Ilir Meta.
Ai ndjek vetëm dikë dhe ky person nuk është as bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe as fëmijët e tyre. është pikërisht, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump