E JASHTËZAKONSHME/ I pushoi zemra për 6 orë, 34-vjeçarja rikthehet në jetë – AlpeGossip
E JASHTËZAKONSHME/ I pushoi zemra për 6 orë, 34-vjeçarja rikthehet në jetë

E JASHTËZAKONSHME/ I pushoi zemra për 6 orë, 34-vjeçarja rikthehet në jetë

Një mësuese 34-vjeçare nga Britania, e quajtur Audrey Schoema, gjatë një eskursioni në Pirenej, në Spanjë, është goditur nga hipotermia dhe zemra e saj ka pushuar së rrahuri për plot 6 orë, shkruan ‘Daily Mail’. Kur ajo ka mbërritur në një spital të Barcelonës shenjat e jetës i ishin zvogëluar drejt zeros dhe temperatura e trupit kishte mbërritur në 18 gradë.

Audrey Schoema është ringjallur falë ndihmës së mjekëve të cilët kanë bërë të pamundërën për ta rikthyer në jetë. Në një garë kundër kohës, profesionistët e kujdesit shëndetësor përdorën qarkullimin ekstrakorporal (Ecmo), një teknikë që ‘mban gjallë’ funksionet jetësore duke rritur oksigjenimin e gjakut, duke zvogëluar vlerat e dioksidit të karbonit në gjak, duke rritur ‘prodhimin’ kardiak dhe duke vepruar në temperaturën e trupit.

Pas 12 ditësh ajo ka dalë nga spitali me vetëm disa probleme të vogla në lëvizshmëri dhe në ndjeshmërinë e duarve. 34 vjecarja ka falenderuar pafund mjekët që bënë mrekulli dhe e shpëtuan. “Është e jashtëzakonshme që mbijetova – tha ajo – Unë jam shumë me fat që jam këtu dhe të jem në gjendje të vazhdoj jetën time. Jam me të vërtetë e lumtur”.