Ditën e djeshme çifti fitues i “Big Brother 9”, Danjel dhe Fotini u kthyen në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve që qarkulluan me shpejtësi se ata janë ndarë.
Ishte mbyllja e Instagramit të tyre të përbashkët që nisi këto thashetheme.
Mirëpo ditën e sotme pasi lajmet për ndarjen pushtuan mediat e rrjetet sociale, ka reaguar Danjeli.
Në një prononcim për “revistawho”, Danjeli ka treguar se arsyeja pse nuk do i shihni më bashkë në Instagram, nuk është ndarja.
“Nuk jemi ndarë. ‘Instagram’-in e kemi mbyllur pa ndonjë arsye të veçantë thjesht ashtu donim. Ndoshta mund ta rihapim përsëri”, ka thënë Danjeli.