FUSHATË BAMIRËSIE/ Dy këngëtarët shqiptarë bëhen bashkë, surprizojnë vogëlushen e sëmurë në… (FOTO) – AlpeGossip
FUSHATË BAMIRËSIE/ Dy këngëtarët shqiptarë bëhen bashkë, surprizojnë vogëlushen e sëmurë në… (FOTO)

FUSHATË BAMIRËSIE/ Dy këngëtarët shqiptarë bëhen bashkë, surprizojnë vogëlushen e sëmurë në… (FOTO)

Capital T herë pas here është përfshirë në fushata bamirësie për të ndihmuar familjet në nevojë. Këtë herë ai është bërë bashkë me këngëtarin tjetër, Granit Dërguti për të surprizuar dhe ndihmuar fëmijët e sëmurë në spitalin “Qendra Klinike Universitare e Kosovës”.

Siç duket Capital T dhe Graniti janë bërë pjesë e fushatës së Albana Osmanit ‘Ti je një luledielli’. Albana ka publikuar në “Instagram” disa fotografi emocionuese në të cilat shihen dy këngëtarët duke përqafuar një vogëlushe të sëmurë, që me siguri duhet të jetë edhe fanse e Capital T dhe Granit Dërgutit. “Faleminderit nga zemra! Qofsh i bekuar artist me zemrën e madhe sa drita që ke përpara në jetën tënde, e pafundme! Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e veçantë për princeshën e vogël”, – ka shkruar Albana në foton e Capital T.